Pse e duam Riten? E duam per shume gjera dhe njera nga ato eshte se ka nje shpirt lozonjar. Beri shume aventura ne qytetin e Dubait, dhe shume prej tyre i solli tek ne nepermjet fotove qe postoi ne rrjetin e saj social.
Dhe, nuk leshoi mundesine jetesore qe te “zhytet” nen qiellin e kaltert te ketij qyteti ekzotik, duke u leshuar si nje shqiponje me krahet e hapura, ne nje eksperience qe nuk kishte provuar asnjehere me pare.
“Eshte gjeja me e mire qe kam bere gjate gjithe jetes”, ka thene Rita menjehere pas zbritjes ne toke, gjersa kishte adrenalinen ende ne kulm.
Videoja e Rites duke kercyer me parashute nga nje lartesi prej rreth 4000 metrash eshte postuar ne Youtube dhe pamjet spektakulare te ketij “skydive”-i jane mbreselenese. Se bashku me Riten ka kercyer edhe e motra e saj Elena, ndersa ne toke i ka pritur vellai i vogel Doni, me kamere ne dore.
Nje eksperience e tille ne Dubai, kushton diku rreth 350 euro, dhe natyrisht eshte nje cmim qe tani Rita mund ta perballoj me lehtesi. /Albavipnews/
(KLIKO NE LINKUN POSHT DHE SHIKO VIDEON MAHNITESE)
No comments:
Post a Comment