Thursday, January 24, 2013

Pamje që të ngrijnë gjakun! 2-vjeçarja shpëton dy herë nga vdekja! (VIDEO)

-->

Pa hezituar mund të themi se kishte engjëllin e saj mbrojtës një vajzë 2-vjeçare…!
Kjo për vetë faktin se shpëtoi dy herë nga vdekja e sigurt, si pasojë e një përplasjeje makinash tmerrësisht tragjike!
Makina në të cilën ndodhej vogëlushja sëbashku me prindërit e saj, rrëshqiti në akullin që kishte mbuluar rrugën,j pak km larg Moskës.
Një kamion që vinte ballë për ballë me ta, përplasi makinën 4×4 pasi kjo kishte devijuar kahun dhe drejtimin nga rrëshqitja, ndërsa 2-vjeçara nga përplasja e fortë fluturoi nga bagazhi dhe u përplas në asfalt.
Ndërkohë, në të njëjtin moment drejt saj drejtohej një kamion tjetër, i cili në sekondën e fundit mundi të devijojë dhe të shmangë tragjedinë.

Këto pamje kaq tragjike na detyrojnë të shtrojmë pyetjen: A ishte lidhur me rripin e sigurisë vogëlushja?
Përgjigje sigurisht që nuk do marrim, por ajo që është e sigurt, është fakti se nga ky aksident kaq i pabesueshëm dhe i frikshëm mund të dalin mësime të fuqishme!/alb-observer.com/
PER TE PARE VIDEON KLIKU NE LINKUN POSHT:http:yeiu.c

No comments:

Post a Comment