Friday, January 18, 2013

E pret KEK-un me kallash!


Deshen ta shkycin nga rrjeti i energjise elektrike, mirepo me kallash ne dore e zmbrapsi njesitin e Korporates Energjetike te Kosoves.

Ngjarja ka ndodhur dje ne fshatin Stapanice te Malisheves. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes, mirepo i dyshuari ka arritur te ike bashke me armen.

Hazir Berisha, zedhenes i Policise Rajonale ne Prizren, ka deklaruar se, dje rreth ores 10 e 30 minuta, Policia e Malisheves ka pranuar nje informate permes rrugeve operative e cila bente me dije se nje njesit i KEK-ut i perbere prej kater personave, perderisa ishte ne detyre-c’kycje nga energjia elektrike- nje i dyshuar me kallashnikov ne dore i ka kanos me qellim qe te mos i nderpritet energjia nga shtylla elektrike.

Ai tha se Policia pasi ka arritur ne vendin e ngjarjes eshte penguar tani nga prindi i te dyshuarit. Me kete rast, patrulla ka kerkuar njesite shtese te cilat posa kane mberri e kane vene situaten nen kontroll dhe nderkohe kane bastisur shtepine e te dyshuarve me c’rast eshte sekuestruar nje pistolete e llojit V-Zor 70 e kalibrit 7.65 mm me gjashte fisheke.

I dyshuari me kallashnikov nuk eshte gjetur ne shtepi ndersa policia i ka intensifikuar perpjekjet per kapjen e tij./Indeksonline/
SHIKO DISA FOTO TE TJERA NE LINKUN POSHT:http://picturecos.com/keku
 

No comments:

Post a Comment