Tuesday, January 29, 2013

Shtëpia e pleqve, aheng me prostituta

-->
Sussex, 29 janar- Prostitutat kanë qenë të ftuara për disa net me radhë në një shtëpi të pleqve në Sussex të Anglisë, ka shkruar sot The Sun.

Ato zakonisht kanë shkuar për “vizita speciale” në shtëpinë e pleqve. Janë takuar me pleqtë nëpër dhoma speciale dhe në dorezën e derës kanë vendosur çorape të kuqe pasi me atë shenjë stafi nuk do t`i pengonte ata. 

Udhëheqësit e shtëpisë së pleqve kanë thënë se shumë pleq të sëmurë mentalë nuk bëjnë marrëdhënie seksuale kështu që ata ia mësyjnë edhe femrave që punojnë si kujdestare në shtëpi, ndaj e kanë parë më të arsyeshme që t`i ftojnë prostitutat.

Kujdestarët kanë thënë se “surrogatet seksuale” janë “terapeutike” ndërsa ekspertët kanë thënë se prostitutat nuk kanë shkelur të drejtat e njeriut.

“Prostitutat janë të mirëseardhura në shtëpi dhe ato janë të urdhëruar nga një “personel i palës së tretë”, ka thënë Sue Wyatt, menaxhere e shtëpisë së pleqve.

“Ne i respektojmë banorët si njerëz pra për këtë kemi vendosur që kjo të ndodhë”.
SHIKO VIDEON SKANDALOZE NE LINKUN POSHT:http:youtbe.com/3re34
-->


No comments:

Post a Comment