Romë, 11 janar - Një personi i është dashur të telefonojë policinë si e vetmja mënyrë për të dalë nga një situatë e sikletshme...Personi në fjale po nxitohej të fshihej poshtë krevatit të dhomës së gjumit të “dashnores”së tij, pasi burri i saj po kthehej në shtëpi papritur. Gruaja mundi të mbajë burrin larg dhomës së gjumit, ndërkohë që “dashnori saj” po nxitonte të fshihej...por situata merr një rrjedhe "groteske".
Sipas La Repubblica takimi “dashuror” ishte përgatitur të ndodhte në mungesë të bashkëshortit të gruas, i cili pritej të kthehej në shtëpi në mëngjes. Por, plani ishte se në raste të papritura dashnori të dilte nga shtëpia pa pasoja. Këtu fillon e gjithë situata sa komike aq edhe budallaqe. Burri në udhëtim, për shkak të një dhimbje stomaku të papritur i ishte dashur të kthehej në shtëpi para programit, rreth orës 2:00 të mëngjesit. Dashnori i zënë në panik dhe nga frika e reagimit të burrit, i cili edhe mund të vriste u fsheh poshtë krevat, ku mori në telefon policinë, që të mund të nxirrte nga një situatë e tillë, transmeton BW.
Dashnori i zënë ngushte, në fillim i kishte sqaruar policisë “hallin” që e kishte zënë. Policët në mënyrë që të shmangnin një konflikt të mundshëm lajmëruan pronarët e shtëpisë se makina e tyre ishte dëmtuar gjatë një tentative grabitjeje.
No comments:
Post a Comment