Friday, January 11, 2013

Çmendet elefanti


Çmenduria e një elefanti shkaktoi një të plagosur dhe panik mes qindra banorëve në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi. Fermerët e zonës shprehin shqetësimet e tyre për shtimin e sulmeve të elefantëve që shpesh përfundojnë me dëme njerëzore dhe materiale të konsiderueshme për ta.
Në rastin më të fundit, banorët thonë se elefanti vrapoi për 30 minuta në të njëjtin terren duke shkatërruar plotësisht infrastrukturën vaditëse në zonë, disa shtëpi dhe sende të tjera.
Autoritetet indiane thonë se elefantët e egër u afrohen fshatrave në kërkim të ushqimit dhe kur përballen me njerëzit që tentojnë të mbrojnë të mbjellat e tyre, ata “tërbohen” duke shkatërruar gjithçka që u del përpara. Në këtë zonë të Indisë, sulmet e elefantëve janë shndërruar në problem.
(SHIKO VIDEON NE LINKUN POSHT:) http://www.youtube.com//?s7ds76b7e67

No comments:

Post a Comment