Një çift janë akuzuar për prishje të qetësisë publike, sepse kanë bërë shumë zhurmë gjatë seksit.
Jessica Angel dhe Colin MacKenzie kishin pranuar një vendim që të ata të parandalojnë, “ bërtimën me zë të lartë, ofshamën dhe sharjet me zë të lartë”, pasi policia i kishte thirrur 20 herë në vetëm katër muaj.
Megjithatë pas ankesave të tjera nga fqinjët, çifti u akuzua për prishjen e qetësisë, dhe ata përballen me një gjobë prej 3000 funtave nëse shpallen fajtor.
“Na morën ne shtëpinë tonë, na arrestuan për shkak të zhurmës së madhe dhe na thanë se ne nuk mund kishim marrëdhënie seksuale” tha 34 vjeçarja, Jessica Angel.
z. MacKenzei, 45 vjeçar, nga Sturt, në Australinë e Jugut, tha: “Si mund të jetoni në një vend ku nuk mund të keni marrëdhënie seksuale? Kjo është qesharake, gjithsesi kjo ndodhë për shkak të Jessie, seksi shkon katër deri në shtatë orë, pesë net në javë, unë ndoshta do të vdesë nga një atak në zemër- ajo gati më mbyt mua gjatë seksit”.
Kryeinspektori Trevor Lovegrove, tha: “ Ne nuk duam që policia të shihet si “vrasës” të kënaqësisë, nuk po e bëjmë me siguri, njerëzit kanë të drejtë për privatësi brenda shtëpisë së tyre, por kur veprimet e tyre pengojnë të tjerët atëherë është e domosdoshme ndërhyrja e policisë”.
Njëri nga fqinjët e tyre tha se atë një natë e kishin zgjuar nga britmat e mëdha.
“Ishte shumë me zë të lartë dhe ishte shumë e turpshme”, tha ai.
(KLIKO NE LIKUN POSHT PER TA PAR VIDEON)
No comments:
Post a Comment